SHPËRNDAJE

Në mes të halucinacioneve në (ri) kapjen e pushtetit e shpifjeve të pandërpera në ekosistemin e tij të izoluar feudal-politik, doktorri i “shkencave ukrainase” po imagjinon frekuentimin e makinave të NP “Moravica” duke pastruar borën, kinse për të keqpërdorur parat e taksapaguesve, ka shkruar kështu në rrjetin e tij social fb, kryetari komunës, Shqiprim Arifi lidhur me shkrimin e publikuar dje të PDSH-së kundrejt NP Moravica.

Edhe në këtë rast pikënisja e tij është nga vetëvetja dhe mendon se nëse ai e ka bërë këtë, me siguri se do ta bëjmë edhe ne këtë. Pra, është një reflektim i klasës së tij politike në rrëzimin e vlerave dhe parimeve që ka funksionuar mbi një dekadë të tërë ka shkruar Arifi.