SHPËRNDAJE

Pas takimit që ka zhvilluar kryetari Arifi në Beograd me z.Engel, kongresmeni ka shprehur dëshirën që të vizitoj edhe Luginën e Preshevës.

Sipas të parit të komunës ata kanë diskutuar sot për situatën politike si shqiptarë në Luginë të Preshevës nën administrimin e Serbisë me të cilën ballafaqohemi. Kongresmeni Engel është një mikë i shqiptarëve, jo vetëm një mik në proklamimin e tij por edhe në punën e tij.

Sipas informacioneve të kryetarit Arifi, kongresmeni kishte zhvilluar dje edhe një takim me presidentin Vuçin ku Eliot Engel i ka bërë të ditur se nuk është gjithëçka siç ai e paraqet por realiteti në terren është pak më ndryshe.

Arifi në takimin e sotëm ka ritheksuar qëndrimin etijëedhe tek kongresisti amerikan se Lugina e Preshevës duhet ti bashkangjitet Republikës së Kosovës pa shkëmbim territoresh.

Kryetari i komunës ka informuar kongresmenin Amerikan edhe rreth heqjes së lapidarit nga forcat serbe gjatë vitit 2011. Kryetari Arifi ka kërkuar nga z.Engel mbështetjen e propozimeve për formimin e Fondit të Solidaritetit si dhe bashkangjitjen e Luginës me Kosovë në një strategji të përbashkët kombëtare, politike nga Kosova dhe Shqipëria./presheva.com/