SHPËRNDAJE

“Kërcënimet e Ministrit Vullin për një konflikt janë vetëm deklarata të cilat nuk çojnë shum peshë në politikën serbe, duke patur parasysh fuqin e tij politike në Sërbi” është shprehur kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në emisionin DPT në T7.

Arifi gjithashtu ka potencuar se, “ne jemi mësuar me një gjë të tillë, por është interesante se Vullin më shum ndëgjohet në mediat sidomos shqiptare ku paraqitet si një zëdhënës më eksterem, kështu që ne jemi mësuar me të dhe nuk është diçka serioze” ka thënë i pari i APN-së.

Ndërkaq Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se së shpejti në parlamentin serb do të paraqitet një strategji mbrojtëse, e cila do të përfshijë, ndër të tjera, një dispozitë që, duke kërcënuar sigurinë e popullit serb, kudo ku ai jeton, rezikohet dhe siguria e Serbisë automatikisht.

Vulin ka thënë se shteti i Serbisë tani është mjaft i fortë për të mbrojtur njerëzit e tij, dhe se një Serbi e fuqishme dhe e fortë është gjithashtu garantuesi i paqes në Ballkan. Gjatë intervistës kryetari i Preshevës gjtihashtu ka potencuar se, “Vullin ka qenë përgjegjës edhe për fluturimet ushtarake që kanë qenë mbi kokat e shqiptarëve në Luginë pa asnjë paralajmërimi.

Unë kam kërkuar që të sqarohet përse kjo ka ndodhë pa asnjë paralajëmrimi, duke e parë se ky njeri nuk ka nivel intelektual” Sipas Arifit, pas gjith këtyre ngjarjeve që po ndodhin në Luginë, konferenca e organizuar nga Ministri Gent Cakaj është një nismë e cila është në të mirë të Luginës së Preshevës, Malit të Zi por edhe të Maqedonis së Veriut.

Shqipëria do të jetë më aktive kunderjt neve dhe më prezente edhe me projekte konkrete dhe mbështetje shtetërore për ne, të cilët jemi të shkelur, neglizhuar dhe diskriminuar.

”Më në fund Shqipria është duke e parë se duhet të angazhohet dhe të plotësojë obligimet Kushtetutese që ka ndaj nesh, me qëllim që ti monitorojë dhe mbykqyrë bashkombasit e sajë jasht kufijve të R. Shqipërisë” Konferencën Arifi e sheh si një mundësi për një koordinim të përbashkët, për një qasje të përbashkët.

Edhe gjatë këtij emisioni kryetari i Preshevës ka përsëritur kërkesën për Fondin Kombëtarë të Solidaritetit që parasheh financimin e projekteve konkrete në fushat të ndryshe për nevojat e qytetarëve shqiptarë.

“Ministri Cakaj ka kërkuar që të hapet konzullata shqiptare edhe në Preshevë por Sërbia në këtë drejtim është duke neglizhuar dhe po bëhen gati 9 muaj që nuk i kanë kthyer përgjigje në këtë drejtim.

Andaj unë mendojë se kjo është një kërkesë shum serioze edhe përkundër ngelizhimit nga ana e Sërbisë”.

Duke komentuar takimin që Arfi ka patur me fituesin e zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë Albin Kuritn, ka thënë se, “edhe Kosova edhe Shqipëria duhet të jenë prezent në Luginë të Preshevës dhe dinamika e realizimit të kërkesave tona të jetë më shpejt e realizuar”, ka thënë Arifi.

Ai ka krahasuar vonësen e themelimit të Fondit të Solidaritetit nga Qeveria Shqiptare me përgjigjen e Sërbisë për hapjen e konzullatës në Preshevë, duke potencuar se, “prderi sa dy vite nevoiten kohë për thmelimin e një fondi, nuk duhet të çuditemi për një përgjigje nga Sërbia që është prolongjar 8-9 muaj”.

Duke folur për Qeverinë Kurti Arifi ka theksuar se “Qeveria Kurti parimisht e ka të qartë përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës në ekipin negociatorë ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë, por politika e Kurtit aplikon edhe reciprocitetin e plotë ndaj sërbisë”.

Ndërsa sa i përket unitetin Arifi ka thënë se, “gjasat janë të mëdha për një listë të përbashkët, në parim është arritur një pajtim në këtë drejtim që të kandidohet me një listë të përbashkët, sepse kjo mundëson që mund ti marrim edhe 4 deputet në Parlamentin Serb gjë që na mundëson të jemi shum afër një grupi parlamentarë i cili më pas do ta ketë shum më të lehtë që të zhvillojë politikë në Beograd dhe ti realizojë të drejtat e shqiptarëve.

Këtë Sërbia nuk duhet ta pranojë si një kërcënim por si një participim të shqiptarëve të cilët administrohen në këtë rast nga Sërbia e të cilët janë të pakënaqur” ka thënë Arifi.

Ai i shtroi një pyetje Presidnetit Vuçiç, “Kur ti kërkon aq shumë të drejta për sërbët në një shtet tjetër siç është R.Kosovës ku nuk ke kompetenca, ndërsa minoritetet tua që i ke në vendin tëndë i neglizhon duke përqëndruar të gjith vëmendjen në Kosovë, çfar drëjtësie paraqet ti?/presheva.com/