SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës ka uruar ministrin e drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Selim Selimin.

Para disa ditëve mësuam lajmin për zgjedhjen e Selim Selimit si Ministër i Drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Dua të uroj përzemërsisht Selimin për misionin e tij të ri.

Gjithashtu shprehi vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e tij në kohën kur ishte si këshilltar i presidentes Jahjaga dhe si kryesues i kabinetit të ish kryeministrit Haradinaj.

Selimi është vlerë dhe pasuri e komunës së Preshevës, ku çdo qytetar ndjen krenari për kontributin e tij politik.” ka shkruar Arifi në rrjetin social.

Ministri Selimi ka prejardhje nga Presheva.(presheva.com)