SHPËRNDAJE

Partia Demokratike nuk është nënshkruese e Marrëveshjes për zgjedhjet parlamentare siç ishte publikuar nga mediat shqiptarë dhe nga deklarata e Ministrit Gent Cakaj, këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet profilit të tij kryetari i PD-së Nagip Arifi.

Arifi ka shkruar se, “Siç jeni informuar, sot në Tiranë me ndërmjetësimin e Ministrit Cakaj, shumica e subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës janë pajtuar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi të dalin me një listë të përbashkët për deputet.

Edhe unë si kryetar i PD-së, nga Ministri Cakaj kam qenë i ftuar në këtë takim, por për arsye objektive nuk kam mundur të jem prezent.

Pasi që Partia Demokratike çdo vendim e merr në transparencë të plotë, edhe për këtë rast ditëve në vijim Kryesia e PD-së do të dalë me qëndrimin e saj” ka shkruar Arifi në profilin e tij./presheva.com/