SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi menjëher pas votimit ka uruar konstituimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurtin për Kryeministër.

Arifi ka përshëndetur themelimin e institucioneve të reja të R.Kosovës, Kryeministrit Kurti i ka uruar udhëheqjen me Qeverinë e re, duke shpresuar që Lugina e Preshevës gjithashtu të zë pozitën e merituar të përkujdesit dhe përkahjes institucionale, me qëllim të avancimit të të drejtave dhe statusit të Shqiptarëve në Luginë.

Kryetari i Komunës së Preshevës në postimin e tij ka shkruar:

“Më 6 tetor 2019 sovrani dha verdiktin për ndryshim në Republikën e Kosovës, ndërsa sot ky ndryshim u institucionalizua me konstituimin e Qeverisës së re të Republikës së Kosovës dhe zgjedhjen e Albin Kurtit për Kryeministër.

Kryeministrit Kurti i urojmë udhëheqjen me Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar punë të suksesshme në proceset e zhvillimit të vendit, si dhe zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me paqen, drejtësinë dhe prosperitetin e vendit.

Shpresojmë që Lugina e Preshevës gjithashtu të zë pozitën e merituar të përkujdesit dhe përkahjes institucionale, me qëllim të avancimit të të drejtave dhe statusit të Shqiptarëve në Luginë.

Urime Kosovë!” ka shkruar Shqiprim Arifi i pari i Komunës së Preshevës./presheva.com/