SHPËRNDAJE

Sekretari politik i Ambasadës Holandeze, Hugo Grondel dhe sekretari i parë si dhe koordinatorin e Ambasadës Holandeze për Ballkanin Perëndimor Wouter Simonis qëndruan sot në komunën e Preshevës ku patën takim me drejues të pushtetit lokal.

Diplomatët holandez u pritën nga zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu. Në këtë takim sipas Aliut u bisedua për mbarvajtjen e proçeseve politike në vend dhe projekteve që janë të interes për tu realizuar në komunën e Preshevës.

Temë e bisedimeve të sotme në mes të drejtuesve të pushtetit lokal dhe diplomatëve ndërkombëtarë ishe edhe lista e përbashkët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare, iniciativë e cila u përshëndet nga përfaqësuesit e Ambasadës së Holandës.

Zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu për portalin preshevacom ka potencuar se Komuna e Preshevës është e përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e raporteve miqësore me të gjitha Ambasadat./presheva.com/