SHPËRNDAJE

Kanë filluar punimet për renovimin e Shkollës fillore “Prof Ibrahim Kelmendi”, paralelja në Stacionin Hekurudhorë.

Punimet në terren i ka inspektuar përfaqësues të pushteztit lokal ku zëvendë kryetari i komunës, Armend Aliu ka deklaruar se nxënësit shqiptar të kësaj shkolle do të kenë një ambient më të mirë për të vijuar mësimet me një infrastrukturë më moderne dhe më të kompletuar.

Sipas Aliut në këtë projekt është parashikuar renovimi ku përfshihen punimet që nga rekonstruimi i kulmit, ndrrimi i komplet dyerve dhe dritareve, termoizolimi si dhe fasada e jashtme dhe të brendshme.

Projekti për renovimin e Shkollës fillore “Prof Ibrahim Kelmendi”, paralelja në Stacionin Hekurudhorë realizohet në kuadër të Planit Ivevestiv dhe financohet komplet nga buxheti komunës së Preshevës./presheva.com/