SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu ka përcjellur një mesazh drejtuar qytetarëve të komunës së Preshevës lidhur me situatën e krijuar me rastin e përhapjes së virusit Covid-19.

Në mesazhin e Zv.Kryetarit thuhet:

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës!

Nuk është hera e parë që po përballemi me situata të vështira, dhe si popull e kemi dëshmuar që tejkalojmë vështërsi sepse dijmë të tregojmë maturi e solidarizim dhe bashkë ja dalim.

Këtë betejë e tejkalojmë vetëm me disciplinë dhe vetpërgjegjësi!

Ju lus që të evitoni kontaktet me njëri tjetrin,të shtojmë higjienën personale dhe të kujdesemi për njëri tjetrin e sidomos për të moshuarit tanë!

Komuna e Preshevës, shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme, ka dal me urdhëresa dhe rekomandime të cilat luteni t’i keni parasysh ditët në vijim.

Përcillni lajmërimet zyrtare të institucioneve komunale, rrini larg lajmeve gënjeshtra!

PANIK JO!
KUJDES PO!-thuhet në mesazhin e Zv.kryetarit të komunës, Armend Aliu./presheva.com/