SHPËRNDAJE

Politika e Luginës së Preshevës duhet të ketë seriozitet më të madh në qasjen  e implementimit të realizimit të kërkesave për furnizim me libra shqip.

Do të bëjmë të gjitha tentativat që kjo problematikë të zgjidhet në afatin më të shkurtër kohorë, tha kështu në konferencën për media, zëvendës Kryetari i Komunës së Preshevës, Armend Aliu.

Zëvendës kryetari në takimin e sotëm me kryetarin e Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq ka shprehur shqetësimin e pushtetit lokal lidhur me vazhdueshmërinë e procesit të pa zgjidhur për furnizim me libra nxënësit e arsimit fillorë dhe të mesëm.

Pas zgjedhjeve të Këshillit Nacional do të formohet një grup pune që do të meret më intensivisht me këtë problematikë.

Në takimin e sotëm të përbashkët me drejtuesit qeveritarë është diskutuar edhe për mjetet  të cilat do të realizohen gjatë këti viti kalendarik në sferën infrastrukturore me vlerën prej 140 milion dinarësh. Këtë vit Trupi Koordinues ka ndarë edhe mjete për subvencionet që do të dedikohen për ekonomitë e vogla dhe të mesme në shumë totale prej  40 milion dinarë.

Ndërsa Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq ka premtuar se  poblematika e teksteve shkollore do të zgidhet së shpejti.

Gjatë takimit të sotëm janë diskutur edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me rrethanat në të cilat jetojnë banorët vendas./presheva.com/