SHPËRNDAJE
Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gardës kombëtare të Ohajos, zv. kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu u takua me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, z. Adam Schick dhe Majorin e ushtrisë Amerikane, ndihmësin e atasheut ushtarak në ambasadë, z. Robert T. Hamilton.
Aliu për portalin preshevacom ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një nga avokatët më të zëshëm të zgjidhjes së problemeve vitale me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës. Në këtë takim u bisedua edhe për projekte të cilat mund të implementohen me mbështetje nga ambasada në fjalë e në veçanti me mbështetje nga Garda kombëtare e Ohajos ka thënë zv kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu./presheva.com/