SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i APN-së, Armend Aliu me kryetarin e degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajazitin kanë takuar sot kryetarin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashin.

Aliu ka deklaruar për preshevacom se gjatë këtijë takimi ata janë dakorduar që të vazhdojmë kontaktet dhe bashkarisht të punojnë në krijimin e një strategjie për zgjidhjen efikase dhe të qëndrueshme të problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sipas zëvendëskryetarit të APN-së kjo strategji do të avokohet pastaj nga kryetari i grupit parlamentare të LDK-së si zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës./presheva.com/