SHPËRNDAJE

Republika e Kosovës feston 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, akt që vuri në vend drejtësinë historike dhe aspiratat e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi thuhet në urimin e zëvendës kryetarit të kominës, Armend Aliu.

Akt sublim për të gjithë ata të cilët u sakrifikuan që të arrihet kjo ditë. Akt për të cilin u sakrifikuan gjenerata të tëra Shqiptarësh nga të gjitha trojet.

Të vetëdijshëm se Republika e Kosovës ka shumë sfida me të cilat po ballafaqohet, por me shpresë dhe bindje të madhe se do t’ia dal që ti kapërcejë të gjitha barierat për një të ardhme më të qëndrueshme të shtetit dhe një mirëqenie të popullit të Kosovës.

Urime Kosovë!

Vitin që vjen, kremtofshim së bashku shkruan Armend Aliu./presheva.com/