SHPËRNDAJE

Me hapjen e pikës kufitare Miratoc – Llojan dhe adatimin e sajë në pikë kufitare moderne shpresojmë se shumë më lehtë do të joshen investitorët për t investuar në këtë komunë për të cilën kjo zonë ka nevojë shumë të madhe ka thënë kështu gjatë intervistës për portalin preshevacom, Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Sannes Bjørnstad.

Ambasadori i Norvegjisë ka folur edhe për përshtypjet e tija dhe për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës. Ambasadori ka qenë disa herë në Luginën e Preshevës ku herë ka qëndruar më shkurt e herë më gjatë e që sipas tijë ky vend është një skenario me potencial të lartë.

Jam i detyruar fillimisht të them se kudo që shkoj jashtë qyteteve të mëdha, qytetarët ankohen për të njejtën gjë dhe se janë të anashkaluar por unë mendoj që kryesisht në Luginën e Preshevës është evidente që bisedimet rreth çështjes së kufirit kanë krijuar një rritje të pasigurisë por unë nuk mendoj që njerëzit në Luginën e Preshevës janë të anashkaluar nga pushteti qendrorë .

Një gjë duhet ta dinë qytetarët se zhvillimet po ndodhin që të hapet kufiri i ri në veri (Llojan) andaj edhe duhet kohë për tu realizuar dhe se është duke u diskutuar edhe opcioni se ku duhet të vendoset pika kufitare.

Ne si diplomaci norvegjeze dhe homologët tanë do të mbajmë fokusin në këtë zonë që të diskutojmë me qeverinë e Serbisë, të punojmë me politikanët lokal dhe OJQ- të ashtu siç bëjmë me autoritetet kombëtare dhe ti zgjidhim problemet që janë evidente. Shtetet tjera fqinje gjithashtu ankohen për të njejtat gjëra sepse duket që çdo gjë po ndodh në kryeqytete dhe sa më larg të jenë nga kryeqyteti aq më të harruar ndihen njerëzit.

Nuk mund të bespoj nëse kjo realisht është e vërteta, mendoj që e vërteta është se edhe në shtetet si Norvegjia, njerëzit që jetojnë larg prej qyteteve kryesore gjithmonë ankohen për të njejtën gjë, por atë çfarë duhet të bëjmë është të mbajmë vëmendjen tek problemet dhe të fokusohemi te Lugina e Preshevës ashtu si në pjesët tjera periferike të Serbisë dhe shteteve fqinje e të punojmë për qeverinë, për njerëz shumë të mirë lokal dhe faktikisht të shohim se çfarë mund të bëhet në tërheqjen e investitorëve për të gjithë zonën ka thënë kështu për portalin preshevacom, Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Sannes Bjørnstad.