SHPËRNDAJE

A e keni ditur që ekziston lidhja midis formave të pemëve dhe perimeve dhe organeve të cilat i shërojnë?

Artikuj të ndryshëm mbrojnë shëndetin e organeve të ndryshme në trup. Artikuj të caktuar pikërisht mbrojnë ato organe të cilave u ngjasojnë, ndërkaq për këtë pakkush sot di.

Nëse mendoni pak, do të vëreni që “natyra” është përpjekur në mënyrë të besueshme kur është fjala për ngjashmëritë.

Karota – shëron sytë

Prerja e tërthortë e karotës ngjason me syrin e njeriut, d.m.th. me iridën. Karotat janë plot vitamina dhe antioksidante, si edhe beta-karoteni, i cili zvogëlon shanset nga shkaktari kryesor i humbjes së shikimit te të moshuarit.

Shkenca ka treguar që karota nxit qarkullim gjaku në këtë organ dhe avancon funksionin e syve.

Arra – shëron trurin

Duket sikur truri, ndërkaq rrudhat ngjasojnë në koren e trurit. Është vërtetuar shkencërisht që arra ndihmon në zhvillimin e funksionit të trurit.

Nga pikëpamja shkencore, frutat e arrave janë të pasura me thartira yndyrore omega-3, të cilat vërtet janë të domosdoshme për funksionim të shëndetshëm të trurit.

Prandaj, s’ka dilemë në tregimin që arrat veprojnë në mënyrë efektive në organin më të rëndësishëm të organizmit të njeriut, i cili bën që të jemi ata që jemi dhe 24 orë në ditë drejton trupin dhe mendjen tonë.

Selinoja – shëron eshtrat

Kërcejtë e gjatë të selinos duken bash sikur eshtrat, ndërsa njëherësh, selinoja është i dobishme dhe për eshtra.

Selinoja është burim i shkëlqyeshëm i silicit, i cili është pjesë e strukturës molekulare e cila u jep forcë eshtrave. Krahas këtyre ngjashmërive ekziston edhe tjetra dhe ajo është që eshtrat kanë 23 për qind natrium, mu si edhe selinoja.