SHPËRNDAJE

Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc kanë arrestuar një mashkul i lindur më,  (1983) nga komuna e Preshevës, “me dyshimin se i njejti ka kryer veprën penale të kalimit ilegal të kufirit Shtetëror dhe kontrabandës me njerëz”, kanë bërë të ditur nga Drejtorati Policorë i Vranjës.

Pjestarët e  policisë kufitare kanë ndaluar makinën “opel Zafira” me targa të Vranjës në zonën e Bujanocit. Makinën e ka drejtuar i dyshuari, ndërsa në të janë gjetur dy shtetas iranian dhe një shtetas afgan pa dokumentet e nevojshme të udhëtimit, kanë bërë të ditur nga policia.

Me urdhër të zv. Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit iu është shqiptuar mbajtje deri në 48 orë, pas së cilës ai do të paraqitet në prokurori me kallëzim penal./presheva.com/