SHPËRNDAJE

Policia me urdhër të prokuororisë në Vranjë ka mbajtur për 48 orë S.P (48) nga komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale për vjedhje të rënda dhe tentim të shitjes së drogave.

Siç njofton policia, transmeton presheva.com, S.P është arrestuar ditën e diel menjëherë pasi kishte thyer xhamat e një shtëpie familjeare në Tërrnocin e madh që kishte tentuar ta plaçkis.

Tek ai janë gjetur tableta, supstanca psikoatkive dhe materie që sypozohet se është metadon. /presheva.com/