SHPËRNDAJE

Policia në Bujanoc ka arrestuar M.M. (1962) nga komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se ai ka kryer veprën penale të Kalimit të Paligjshëm të Kufirit Shtetëror dhe Kontrabandës së Njerëzve.

Policia në furgon të markës “Ford” gjeti 33 shtetas sirianë pa dokumentet e nevojshme.

Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, i dyshuari ishte urdhëruar të ndalohej deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në prokurori me një kallëzim penal./presheva.com/