SHPËRNDAJE

Policia në Bujanoc kanë arrestuas M.M. (1979) nga Vranja, për shkak të dyshimit se ai ka kryer veprat penale të kalimit të kufirit shtetëror dhe kontrabandës së njerëzve dhe rasteve të veçanta të falsifikimit të dokumentit.

Ai dyshohet se ka transportuar pesë shtetas afganë dhe katër nga Pakistani në zonën e Bujanocit me veturë të tipit “Hyundai”, pa dokumente, dhe duke drejtuar makinën me targa që nuk i përkasin atij.

Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, i dyshuari ishte urdhëruar të ndalohej deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në prokurori me një kallëzim penal.