Sot në Paris është arrestuar zëvendëspresidenti i qeverisë së futbollit dhe njëkohësisht presidenti i konfederatës afrikane të futbollit CAF, Ahmad Ahmad.
Kjo është një nga goditjet më të mëdha për shtëpinë e futbollit botëror.
Mbi numrin dy institucionit më të lartë të futbollit rëndon akuza për korrupsion dhe “akuza të lidhura me mandatin e tij si president i CAF.
FIFA nuk jep detaje lidhur me këtë hetim dhe nuk mund të shprehet tutje ”, shkruan organi më i lartë i futbollit.
“FIFA ka luftuar për të dalë nga kriza e korrupsionit me arrestimet e shumë funksionarëve në maj 2015”. Pikërisht një skandal tani ndodhi kur Gianni Infantino pati deklaruar se tashmë “FIFA është e pastër dhe nuk ka më korrupsion”.