SHPËRNDAJE

Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanovac arrestuan S. I. (50) nga komuna e Vranjës, një polic në Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare, për dyshimin e kryerjes së veprave penale të rrezikimit të sigurisë, pengimit të një zyrtari në kryerjen e detyrave zyrtare dhe vjedhje, percjell presheva.com.

I dyshuari, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, akuzohet se më 22 tetor të këtij viti, pas një diskutimi të shkurtër, ai sulmoi shoferin e taksisë që po transportonte, duke i kërkuar që t’i tregonte taksimetërin dhe më pas i mori çantën me para.

Gjithashtu, S. I. dyshohet se ka shtyrë njërin nga oficerët e policisë, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes pas raportimit.

Me urdhër të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, i dyshuari u mbajt në arrest deri në 48 orë, pas së cilës ai u soll në Prokurori me një kallëzim penal.(presheva.com)