SHPËRNDAJE

Inspektorati policor i Kosovës ka njoftuar se dje kanë arrestuar një zyrtar policor dhe i njëjti është suspenduar nga puna.

Zyrtari policor me gradë të togerit ka kryer veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes nga policia lidhur me dyshimet se një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare (me gradën e togerit) nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19”

“Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet në njoftimin e IPK-së.