SHPËRNDAJE

Real Madridi ka shijuar fitoren e parë në garën para sezonale të International Champions Cup.

Madrilenët triumfuan në saje të penaltive kundër Arsenalit, ku rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 2-2.
Në fakt, Zinedine Zidane si dhe Unai Emery në plan të dytë e kishin rezultatin e ndeshjes, pasi që bën shumë ndërrime për të provuar se sa janë të përgatitur lojtarët gjatë kësaj periudhe të verës.

Pjesa e parë i takoi skuadrës londineze, e cila përmbylli 45 minutshin e parë me dy gola në epërsi.

Fillimisht gol realizoi Alexandre Lacazette nga pika e bardhë në të dhjetën minutë dhe pas 15 minutave Gunners arritën të shënonin edhe golin e dytë përmes Pierre-Emerick Aubameyang.

Theksojmë se në këtë pjesë u treguan edhe dy kartona të kuq, ku Nacho i Realit (‘5) si dhe Sokratis (’40) u përjashtuan nga ndeshja pasi morën dy kartonë të verdhë.

Pjesa e dytë i takoi komplet skuadrës spanjolle, e cila arriti të barazoi rezultatin përmes dy golave të shpejtë.

Gareth Bale e zbuti epërsinë e klubit anglez në të 56-tën minutë dhe tre minuta më vonë gjithçka barazoi Marco Asensio, i cili më vonë u lëndua rëndë dhe doli nga fusha me ndihmën e barelës.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit deri në fund të takimit, asnjëra nuk arriti ta tund më rrjetën e kundërshtarit dhe kështu takimi në kohën e rregullt përfundoi 2-2.

E më mirë në ekzekutimin e 11 metërshave ishin Los Blancos, ku në fund triumfuan me rezultat 4-1. Xhaka nuk arriti të shënoi nga 11 metërshi.

Ndryshe, Realin takimin e radhës e ka me Atletico Madridin (e shtunë) gjersa Arsenali do të luajë kundër Lyonit.