SHPËRNDAJE

Arsenal-United

Arsenali ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te skuadra e Manchester United me rezultat 2-1 duke arritur kështu të kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup.
Ishin mysafirët ata të cilët kaluan në epërsi me anë të Nacho Monreal i cili shënon në minutën e 25′ për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Katër minuta më vonë, Rooney shënon për të barazuar rezultatin. Dhe, në minutën e 61′ ish-lojtari i Unitedit, Welbeck shënon për të kualifikuar skuadrën e tij në gjysmëfinale.
Ky është edhe një dëmshtim tjetër i skuadrës së Manchesterit, i cili dukshëm nuk është duke kaluar në formë të mirë nën drejtimin e Louis Van Gaalit.