SHPËRNDAJE

Mkhitaryan

Sipas raportit më të fundit që arrijnë nga mediat botërore, mësojmë se Arsenali është duke shikuar të transferojë lojtarin e Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan.
Sipas raportit të bërë nga Fichajes.net, mësojmë se Arsenali është hedhur në garë për të siguruar shërbimet e Mkhitaryan.
Wenger është një fans i madh i lojtarit të cilin e ka shikuar për një kohë të gjatë.
Mirëpo, mediat raportojnë se Arsenali tashmë e ka shfaqur dhe interesimin serioz për të transferuar lojtarin.
Përndryshe, Wenger dëshiron të forcojë skuadrën e tij, pasi është duke synuar që të fitojë titullin e Premier Ligës, trofe ky që i mungon tashmë e shumë vite.