SHPËRNDAJE

Arsene Wenger ka thënë se Chelsea e theu rregullin e parë gjatë humbjes që pësoi në shtëpi nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Bundesligës fitoi mbrëmë 3-0 në Stamford Bridge ndaj The Blues, e që është me një këmbë në çerekfinale të garës më të madhe në Evropë për klube.

Dy gola nga Serge Gnabry dhe një i Robert Lewandowskit, e lanë Chelsean të shokuar para tifozëve të tyre, derisa ka pa shpresë për ta që të përmbysin rezultatin.

Wenger beson se skuadra e Frank Lampardit u ndëshkua nga Bavarezët shkaku që nuk luftuan aq sa duhet në mesfushë.

“Çfarë ka mësuar Lampardi nga ky takim, por që e ka ditur tashmë, ju nuk mund të humbisni pesë ndeshje në shtëpi kur skuadra juaj është superiore ndaj të tjerëve”, ka thënë francezi në beIN Sports.

“Në këtë nivel të garës, ta lëshosh posedimin nga duart, ndëshkoheni. Ju vraponi gjatë gjithë kohës dhe humbisni posedimin, ju do jeni të vdekur në fushë pas 90 minutash”.

“Në Ligën e Kampionëve, nëse ju jeni në probleme me mesfushën, keni mbaruar – ky është rregulli i parë. Luani kundër top skuadrave dhe nëse nuk arrini t’i furnizoni sulmuesit me topa, do të paguani për gabimet”, ka shtuar më tej ish-trajneri i Arsenalit që tani punon në FIFA.

Chelsea do të jetë më 18 mars mysafir i Bayernit në Allianz Arena e që vetëm një mrekulli mund t’i kualifikojë ata në çerekfinale.