SHPËRNDAJE

Sasha Arsiç djali i zëvendës kryetarit të komunës së Bujanocit Stojança Arsiçit njëherit anëtar i Këshillit Komunal të Bujanocit në një deklaratë për Jugpress, APN-nën e ka konsideruar si Organizatë Nacionaliste duke e krahasuar atë me të “Djathtën serbe” dhe deklaratën antishqiptare të të parit të sajë ditë më parë Misha Vasiçit.

Arsiç ndër të tjerash ka thënë se “Organizatat nacionaliste në Bujanoc për fat të keq nuk janë të vetmuara, të tilla kemi edhe tek shqiptarët, një grupacion të cilin e udhëheq Shqiprim Arifi nga Presheva që e ka degën e sajë në Bujanoc të udhëhequr nga Arbër Pajaziti e cila në ndeshjen e futbollit mes Sërbisë dhe Shqipërisë kanë bërtitur “Mbytini preni që serbët mos të ekzistojnë”, është shprehur Arsiç.

Vlenë të theksohet se Sasha Arsiç i cili ka të drejt vote në Këshillin Komunal të Bujanocit të kryesuar nga kryetari Shaip Kamberi, në shtatorë të vitit të kaluar, në rrjetin e tij social ka publikuar një foto me një pushkë automatike (M84).

Kjo ka ndodhur para hyrjes së repartit të ndihmës së shpejtë në Bujanoc, që lenë të nënkuptojë se sa është forca e tij politike e ndoshta edhe institucionale në komunën e Bujanocit./presheva.com/