SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiç, ka demantuar deklaratën e Kryeparlamentares së Kosovës Vjosa Osmanit e cila ka akuzuar Sërbinë se është duke kryer spastrim etnik në mënyrë sistematike të Shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, duke marrë si shembull komunën e Medvegjës, ku siçka potencuar ajo, dikur kanë jetuar 7.438 Shqiptarë ndërsa sot janë vetëm 600.
Faktet flasin se ata mijëra shqiptarë asnjëherë nuk kanë jetuar në atë pjesë të Sërbisë, shkruan Sputnjik, transmeton presheva.com

Kryetari i Medvegjës Nebojsha Arsiç, është befasuar nga deklarata e zyrtarit kosovar, duke theksuar se asnjëherë nuk ka pasur aq shumë shqiptarë që jetojnë në territorin e Medvegjës, siç thotë ajo, dhe një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe OSBE-ja në vitin 2015.
“Sipas regjistrimit të vitit 2011, në Medvegjë jetonin 711 shqiptarë, jo shtatë mijë shqiptarë, siç pretendon Osmani.

Është e vërtetë që shqiptarët nuk e njohën zyrtarisht atë regjistrim, kështu që për këtë në vitin 2015, u bë një vlerësim i popullsisë.

Vlerësimi është bërë nga ekspertë të OSBE-së, dhe më pas ata përcaktuan se gjitshej 531 shqiptarë jetojnë në territorin e komunës sonë, dhe se popullsia e përgjitshhme është 7,442 banorë. Në këtë vlerësim kanë marrë pjesë edhe ekspertët nga Amerika, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian” ka thënë Arsiç.

Ai gjithashtu ka kundërshtuar pretendimet e Osmanit se shqiptarët po emigrojnë për shkak të “mohimit të të drejtave themelore të njeriut ndaj gjuhës, arsimit, të drejtës për punë dhe presionit të vazhdueshëm nga regjimi serb, pa të drejtë të ankohen”.
“Në Medvegjë, nga 63 të punësuar në administratën shtetërore, 7 janë shqiptarë, plus në shkolla dhe institucione të tjera shtetërore.

Në terma përqindje, shqiptarët kanë shumë më shumë të punësuar sesa numri që jeton në këtë territor.
Asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë mosmarrëveshje me shqiptarët, as në politikë dhe as në jetën e përditshme.
Asnjë parti shqiptare në vendin tonë nuk ka shprehur kurrë ndonjë synim, të cilat u shprehën nga përfaqësuesit e partive shqiptare në Bujanoc në lidhje me Kosovën.
Shqiptarët kanë të gjitha të drejtat sikurse edhe serbët në Medvegjë, gjë që garantohet me Kushtetutën e Serbisë,” ka thënë Kryetari i Medvegjës.
Arsiç nuk dëshiron të lëshohet në arsyet pse Kryeparlamentarja e Kosovës deklaroi këto të dhëna të rreme, por ai shton se gjithçka është e verifikueshme në faqen e internetit të OSBE-së dhe organizatave të tjera shtetërore dhe joqeveritare.
Sipas tij, Medvedja gjithmonë ka qenë e banuar nga shumica e serbëve dhe nuk e kupton përse kjo komunë është futur në debate të tilla.
“Neve na përfshijnë në të ashtuquajturën Luginë e Preshevës, ndërsa ne nuk bëjmë pjesë në asnjë bazë në të.
Ne jemi gjeografikisht 180 kilometra larg Preshevës dhe nuk ka asnjë “d” nga lugina.
Osmani deklaroi se problemi i dytë është pasivizimi i adresave të popullatës shqiptare, për këtë arsye, siç thotë ajo, shqiptarët nuk mund të ndërmarrin veprime juridike kundër Serbisë në rastet kur të drejtat e tyre ishin shkelur dhe kur diskriminoheshin në baza etnike.
Arsiç është përgjigjur se ai nuk mund të ndikojë te askush kur dhe ku do të jetojë, sepse kjo do të ishte presion kur bëhet fjalë për serbët dhe të gjithë të tjerët./presheva.com/