SHPËRNDAJE

Nxënësit e shkollës shqipe në Affoltern am Albis shfaqën pjesën teatrale “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, duke i befasuar prindërit dhe mysafirët, të cilët kishin ardhur enkas për ta parë shfaqjen.

Në mesin e tyre është edhe preshevarja Artina Aliti e cila kishte rol të veçantë në këtë shfaqje.

Nxënësit preshevarë në paralelet e gjuhës shqipe në diasporë përpos suksesev të shkëlqyera që marrin në shkollat zvicrrane ata tregojnë talentin e tyre edhe në aktivitete kulturo- artistike. Skenari dhe përgatitja e nxënësve ishte në dorën e mësuesit Vaxhid Sejdiut, kurse për skenografinë ishte kujdesur Këshilli Prindëror.

Altina Aliti e lindur në Zvicërr por me prejardhje nga Presheva për portalin preshevacom ka deklaruar se është mjaftë e lumtur që zotëron mirë gjuhën shqipe dhe po mëson historinë e kombit shqiptarë përmes roleve artistike që po realizojn në kuadër të shkollës shqipe në Zvicërr.

Kështu po i mësojmë rrënjët e kombit tim shqiptarë, historinë e para ardhësve tanë dhe me shumë krenari u tregoj historinë shqiptare edhe shoqeve të mia që kam në klasë nga vende të ndryshme të botës thonë Artina.

Pamjet e njëpasnjëshme, shqiptimi mirë dhe i drejtë i fjalëve, reagimet e tyre sikur të ishin aktorë të vërtetë ngjallën emocione dhe shfaqjen e shëndërruan në një shfaqje mbresëlënëse.

Vlen të përmendet se vënia e lojës popullore në dorën e fëmijëve ishte tepër e zgjedhur, bukur e përshtatur dhe emocionuese./presheva.com/