SHPËRNDAJE

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë zike njerëzore. Qytetarët më të nëpërkëmbur në Evropë.

Në kuadër të vizitës sonë në Luginë të Preshevës konstatojmë se problemet e shqiptarëve janë të shumta dje ekzistenciale.

Përkrahja për ta është minimale dhe e papërfillshme ka shkruar në statisin e sajë në fb deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci. U mohohet e drejta për arsim bazik cilësor. S’kanë tekste mësimore në gjuhën shqipe.

Detyrohen të mësojnë sipas kurrikulës sē Serbisë me të pavërteta historike e faktike. Marrëveshjet e fushës së arsimit të nënshkruara në Bruksel, sikurse dhe gjithë marrëveshjet e tjera nuk janë respektuar asnjëherë nga ana e Serbisë.

Të rinjve nuk u njihen diplomat andaj dhe u pamundësohet avancimi akademik dhe punësimi. Me ligj është paraparë dënimi për përdorimin e simboleve kombëtare dhe shqiptarët që përdorin p.sh flamurin në festat e tyre mund të dënohen deri në 4000 euro.

Shteti serb në mënyrë masive po pasivizon/ fshin vendbanimet e përhershme të qytetarëve shqiptarë, gjë që pamundëson gëzimin e të drejtave të tyre civile e politike.

Papunësia është në rritje, ashtu si dhe emigrimi. Kjo pjesë po boshatiset. Nga ana tjetër serbët në Kosovë gëzojnë jo vetëm të gjitha të drejtat, por dhe privilegje të shumta.

Përderisa Serbia ka investuar 500 milionë euro në vit për serbët e Kosovës, as Kosova e as Shqipëria s’kanë bërë asgjë as për fondin e përbashkët e as për përmirësimin e situatës së shqiptarëve këtu.

Përkrahja për shqiptarët duhet të jetë e njëmendt, e planifikuar, e mbështetur financiarisht e me reciprocitet të plotë e jo me deklarata boshe, salloneve larg prej shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shkruan Nagavci./presheva.com/