SHPËRNDAJE

Asfaltimi i rrugës së Karposhit ka gëzuar më së tepërmi banorët e lagjes sepse po përmbyllet realizimi i projektit jetik për ta. Gjatë ditës së sotme u bë asfaltimi i rrugës me shtresën finale nga punëkryesit e ndërrmarrjes Saba Bellça.

Kjo rrugë është destinacion që lidh tri vendbanimet e komunës së Preshevës me qytetin.  Qytetarët  e moshës së tretë shpesojnë se tani rruga e asfaltur do të sjell edhe fatin e mirë për hapjen e kufirit në Miratoc.

Plaku i lagjes së Karposhit ka edhe një kërkesë për drejtues intitucional që pojekte të tilla të realizohen edhe në fshatrat e tjerë varësisht nga nevoja e qytetarëve./Presheva.com/