SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar punimet në realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës së Kumanovës në bashkësinë lokale Rahovicë. Sipas banorëve të lagjes dhe zyrtarëve të pushtetit lokal në Preshevë me asfaltimin e kësaj rruge po u përmirësohen kushtetet e qarkullimit rrugorë ku po bëhet evitimi i baltës dhe pluhurit që ka qenë evident vite të tëra. Rruga në fjalë ka gjatësinë e përgjithshme prej 300 metrash ku sipas zyrtarëve komunal kjo rrugë përveç karakterit infrastrukturor, projekti ka dhe karakter ekonomik.

Sipas pushtetarëve parcelat bujqësore që kufizohen me rrugën në fjalë e që gjenden në afërsi të saj u është siguruar qasje kualitative në infrastrukturën lokale. Projekti për asfaltimin e “Rrugës së Kumanovës” në fshatin Rahovicë është realizuar në kuadër të planit investiv për vitin 2018./presheva.com/