SHPËRNDAJE

Askënd në këtë jetë nuk e takojmë aksidentalisht.

Disa persona hyjnë në jetën tonë për të qëndruar përgjithmonë, e ka disa prej tyre që i njohim për pak kohë, por arrijnë të na ndryshojnë tej mase Prandaj, duhet të keni parasysh se askënd nuk e takojmë aksidentalisht, andaj edhe jua sjellim tri llojet e lidhjeve kozmike që do t’i përjetoni kurdoherë në jetën tuaj. Njerëzit që nuk i takojmë vetëm rastësisht Në këtë botë në të cilën kemi fatin të jetojmë, çdo takim dhe shans me të cilin ballafaqohemi na shërben për ndonjë synim të madh.

Ndonjëherë na nevojiten njerëz të caktuar për të na zgjuar dhe të na ndihmojnë ta ndryshojmë drejtimin e jetës sonë; e ndonjëherë tjetër na nevojiten njerëz për të na ngritur disponimin dhe për të na rikujtuar kush jemi në të vërtetë. Fatkeqësisht ne nuk jemi krijuar për ta ditur me fillim qëllimin e secilit person që e takojmë në jetë, por duhet të mbesim të hapur ndaj çdo gjëje që ndodh.

Ndonjëherë universi na dërgon njerëz për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë, dhe këtë është mirë ta kuptojmë dhe të mos heqim dorë nga ta. Personat që janë krijuar për të na zgjuar Duhet të ketë individë që vijnë në jetën tonë përgjithmonë, ose të paktën për një periudhë të gjatë kohore. Ndonjëherë, këta persona mund të jenë shpirtrat binjakë. Personat e tillë menjëherë na ndalojnë të jetojmë jetën që kemi qenë duke e jetuar, dhe e bëjnë të pamundur injorimin e thirrjes për t’u zgjuar.

Në shumë mënyra, këta njerëz janë vërtet ari i rrallë dhe këtë e ndjejmë në ditët e para që i takojmë. Njerëzit që na ndihmojnë ta rikujtojmë atë se kush jemi në të vërtetë Shpeshherë jemi shumë të zënë duke qenë të rritur dhe të përgjegjshëm saqë harrojmë se kush jemi në të vërtetë. Kjo nuk ka të bëjë me atë se sa para fitojmë, ose çfarë pune e kemi – por ka të bëjë me paqen tonë shpirtërore. A jemi duke e jetuar çdo moment duke qenë të vërtetë me vetveten? Ky lloj i njerëzve vijnë në jetën tonë për të na ndihmuar ta rikujtojmë atë se kush jemi në të vërtetë.