SHPËRNDAJE

Asnjë nga opsionet e propozuara për Brexit nuk kanë siguruar mbështetje të qartë pas një votimi të përbashkët.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, thirrjet për një doganë të përbashkët me BE-në u refuzuan nga 272 me 264 vota ndërsa një thirrje për një referendum për të miratuar ndonjë marrëveshje u hodh poshtë me 295 në 268 vota.

Kështu, sekretari për Brexit-in, Stiven Barclay, ka thënë se rezultatet shihen si një sinjal se marrëveshja e tyre ishte “alternativa më e mirë”.

Rezultatet përfunduan një ditë drame në të cilën kryeministrja britanike, Theresa May premtoi të dorëhiqet nga posti si kryeministre nëse marrëveshja e saj do të miratohej.

Ndërsa pesë propozimet tjera – duke përfshirë mbështetjen për një dalje pa-marrëveshje, të ashtuquajturin “Plani për Tregun e Përbashkët 2.0”, një propozim për të qëndruar në Zonën Ekonomike Evropiane dhe një për të ndaluar procesin e Brexit duke anuluar nenin 50 – të gjitha nuk arritën të siguronin mbështetjen e shumicës së deputetëve.