SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka folur në konferencë për media para ndeshjes, duke thënë se kjo është ndeshje e jetës për lojtarët dhe se e kanë pritur gjatë këtë takim.

“Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve, jo vetëm si kombëtaren, por edhe për shtetin”

“E kemi pritur këtë ndeshje gjatë dhe e dimë vlerën. Ne si lojtar e kemi pritur dhe mezi s’po presim që nesër të luajmë”.

“Po besoj që e secili e ndjenë edhe përkrahjen. Secili shqiptarë dhe kosovarë është me ne. Siç thatë edhe ju, kjo do të jetë ndeshje e jetës për ne. Do të japim maksimumin që të marrim një rezultat pozitiv”.

Nuhiu u pyet se a e kishte menduar që pas katër vitesh nga pranimi në UEFA e FIFA, do të ishin kaq afër që të luanin në një Kampionat Evropian.

“Siç e thatë edhe ju, ka qenë e vështirë të mendohet se do të jemi në këtë situatë ku jemi. Kur jemi pranua para katër vitesh e kemi ditur se çfarë lojtarë kemi, kur lojtarët kanë pranuar të vijnë, ne jemi rritur, rritur e rritur si ekip dhe kemi krijuar vetëbesim dhe kemi arritur këtu. Po të më pyesnit para katër vitesh nuk besoj se do ta kisha parashikuar”.

Mungesa e Muriqit, ka bërë që barra e sulmit të bije mbi Nuhiun, por lojtari nuk e ndjen këtë gjë.

“Vedat Muriqi ka bërë paraqitje të mira, ai ka treguar me transferimin te Lazio se çfarë lojtari është. Do të isha i kënaqur nëse ai do të ishte këtu. Secili që luan do të jetë i gatshëm. Mund të mungoj një ditë edhe unë edhe ai tjetri, por cili është këtu e di për çka është. Besoj te secili prej tyre që është këtu dhe në këtë moment do të jap maksimumin”.

“Mungesat dhe shenja e pesimizmit? Pesimizëm nuk ka, por që na mungojnë lojtarët është fakt nuk mund të gënjejmë. Jemi të gatshëm për këtë ndeshje, por duke e ditur situatë me COVID e kemi pritur që do të ndodh. Mungesa ka, pesimizëm aspak. Ka vetëm optimizëm”, ka thënë në fund Nuhiu.