SHPËRNDAJE

Një palë atlete të rralla të “Moon Shoe” nga Nike ka thyer rekordin e ankandit botëror për një palë atlete, sipas shtëpisë së ankandit të Nju Jorkut, Sotheby’s, shkruan CNN.

Blerësi, Miles Nadal i bleu ato të martën për 437,500 dollarë, tha Sotheby. Nadal ka në plan të shfaqë atlete në muzeun e tij privat në Toronto, the Dare to Dream Automobile Museum.

Rekordi i mëparshëm i ankandit botëror u vendos në 2017 në 190,373 dollarë, për një palë atlete të Converse të nënshkruara nga Michael Jordan, që veshi në finalen e basketbollit të 1984.

Javën e kaluar, Nadal bleu 99 çifte të tjera të atlete të rralla nga Sotheby’s në një shitje private për $ 850,000.