SHPËRNDAJE

Shtresa e kamuflazhit, po shkon duke iu hequr modelit RS Q3 Prodhuesi gjerman Audi, e ka prezantuar modelin e ri Q3, me stil shumë më agresiv dhe proporcione të zgjeruara Por, nuk duket se do të kalojë edhe gjatë, kur të prezantojë modelin e njëjtë nga e njëjta linjë, me nivel të lart agresiviteti. Spiunët që merren me makinat e reja, e kanë parë versionin Q3 nën tretmanin që i është bërë duke huazuar stilin nga linja RS.

Fotografitë e shpërndara, i kanë befasuar njohësit më të mirë të makinave Audi, pasi dukej si një Q3 i njëjtë me të tjerat, por pjesa e përparme, si dhe sistemi për nxjerrjen e gazrave, tregojnë se ka të bëjë me versionin RS. Grilli shumë më i madh si dhe shtimi i hapësirave për futjen e ajrit, e kanë bërë dukjen e këtij Audi shumë më të vrazhdë. Pritet që edhe sistemi i brendshëm i qarkullimit, të kenë po aq fortësi sa eksterieri, duke ia kaluar me shpejtësi modeleve tjera