SHPËRNDAJE

Icardi

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka thënë se një shumë prej 40 milionë euro është shumë e vogël për një lojtar siç është Mauro Icardi.

Ausilio është i bindur se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi kushton më shumë se 40 milionë euro, duke marrë parasysh instiktin vrasës që ka para portës.
“Çka nëse dikush bën një ofertë prej 40 milionë euro për Icardin gjatë verës? Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë biznis”.

“Ne e mendojmë të tashmen dhe të ardhmen e Interit së bashku me Icardin në klub. Ai vlen më shumë se aq por nuk kemi ndërmend shitjen e tij”, përfundoi Ausilio.