SHPËRNDAJE

Derisa po udhëtonin nëpër Norilsk të Rusisë, udhëtarët u mbuluan nga bora dhe u detyruan të përballeshin me erërat që lëvizin shpejtësi të mëdha.

Në pamjet rrëqethëse, shihen udhëtarët me kapela në kokë, duke u munduar t’i bëjnë ballë të ftohtit që arrinte deri në minus 26 gradë Celsius, shkaku i një dritares që mbeti e hapur.

Për rreth gjysmë ore, ata janë përballuar me këtë situatë, derisa po udhëtonin gjatë orëve të mëngjesit.

“Ky është një prej udhëtimeve tona të zakonshme, sepse shumë shpesh mungon ngrohja dhe nganjëherë mund të mbetet hapur edhe dritarja”, ka thënë një udhëtar në kushte anonimiteti.

Duke dashur të ironizojë me ngjarjen, ai i ka ftuar të gjithë që nuk e besojnë një gjë të tillë që të shkojnë ta vizitojnë këtë qytet të ftohtë rus.