SHPËRNDAJE

Ali Aliu tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, ai është personalitet i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën Lindore por për mbarë hapësirat shqiptare, tha kështu për portalin preshevacom Avni Dehari, autori i librit me titull Ali Aliu- Ringjallja e prometeut që u promovua pak ditë më parë në Prishtinë.

Sipas Deharit, Ali Aliu tërë jetën ka jetuar dhe vepruar për bashkimin kombëtarë deri në frymën e fundit të jetës së tijë. Të shkruash për Ali Aliun, njeriu që gjith jetën i kishte kushtuar çështjes kombëtare ishte nder dhe kënaqesi por ishte edhe vështirë sepse herë pas here shfaqeshin dilema se a do të mund të rrumbullaksoj si duhet tërë atë veprimtari të bujshme që kishte ka thënë për preshevacom autori i librit, Avni Dehari.

Ai ka shfaqur edhe paknaqësinë e tijë lidhur me proceset nëpër të cilat po kalon populli shqiptar gjatë kësaj kohe duke kërkuar angazhim më të madh tek institucionet e dy shteteve në përmirësimin e pozitës së shiptarëve që jetojnë jashtë trungut amë./presheva.com/