SHPËRNDAJE

Erik, Padok, vëllai i vrasësit-serial që la 50 të vdekur dhe plagosi disa qindra të tjerë në një koncert në Las Vegas tha se Stefën Padok ishte një bixhozxhi i nivelit të lartë dhe se babai i tyre, Benjamin Hoskins Padok, ishte një hajdut bankash që ishte ndër 10 më të kërkuarit e FBI-së në vitin 1977.

Padok, i armatosur tepër rëndë, hapi zjarr mbi një turme prej 22 mijë vetash në Las Vegas, ndërkohë që ai vetë vrau veten në një dhomë në “Mandalay Bay Hotel and Casino”.

Vëllai i tij, Brys Padok, tha se ai nuk kishte folur me Stefën Padok, prej 10 vjetësh.

Një poster kërkimi, e përshkruante Padok, si psikopat dhe gjithashtu të rrezikshëm.