SHPËRNDAJE

“Një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeri”, është motoja e Lëvizjes Vetëvendosje për protestën e 29 shtatorit e cila do të mbahet kundër dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Thaçi pritet të diskutoj edhe për kufirin e Kosovës.

Por këtë moto e ka huqur sot Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës i cili ka dashur ta përdorë moton e VV-së për të nxitur mitrovicasit në protestë.

Duke dashur të thotë se një popull nuk i nënshtrohet një personi, ka thënë se një popull nuk i nënshtrohet një populli.

“Sot, në tubimin mobilizues të organizuar në Mitrovicë së bashku me liderin e VV-së, Albin Kurti, iu shpjeguam qytetarëve arsyen pse duhet protestuar më 29 shtator, sepse një popull nuk mund t’i nënshtrohet një populli”.

“Mitrovica më së shumti i ka vuajtur pasojat e ndarjes, andaj nuk mund të pranojmë ndarje të re, e cila po fshihet prapa ideve të dëmshme të presidentit Thaçi. Të gjithë, e veçanërisht mitrovicasit, duhet të protestojnë në mënyrë paqësore më 29 shtator”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.