SHPËRNDAJE

Spitali special Banja e Bujanocit me vendim të Qeverisë së Sërbisë nga 26 marsi është shëndërruar në karantinë dhe në këtë objekt do të vendosen qytetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës të cilët vijnë nga diaspora.

“Për momentin, 13 persona janë në karantinë në Banjën e Bujanocit, të cilët sipas vendimit të inspektoriatit sanitarë gjatë ditës së sotme (31.03.2020) do të lirohen vet izolim shtëpiak, ndërsa jemi duke pritur ardhjen e studentëve nga Bujanoci dhe Preshevë nga Turqia” ka thënë për Bujanovaçke  të martën Deputeti i SNS-it Nenad Mitroviç, njëkohësisht punonjës në Banjën e Bujanocit.

Qytetarët, zakonisht nga vendkalimi kufitar i Preshevës, mbërrijnë në Banjën e Bujanocit të shoqëruar nga ekipe mjekësore nga qendrat shëndetësore të Bujanocit apo Preshevës, dhe këtu vendosen derisa të vijnë rezultatet e testeve ndaj koronavirusit.

Testimi bëhet ose në pikën kufitare ose më vonë në Spitalin Special.

“Personat, rezultatet e testit të të cilave janë negativë marrin vendim për vet izolim nga inspektori sanitar dhe lirohen në shtëpi, ndërsa qytetarët me rezultate pozitiv merren nga shërbimi epidemiologjik dhe i vendosin në njërën nga klinikat” shpjegon Mitroviç.

Përveç akomodimit, spitali special siguron mbikëqyrje mjekësore 24-orëshe, ushqim dhe ngrohje, ndërsa  objektin e siguroi ushtria.

Karantina është e gatshme për pranimin e studentëve nga Turqia, tha Mitroviç në mbledhjen e sotme të Shtabit për Situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit.

“Të gjithë ata do të vendosen në një kat, në dhoma shumë të përshtatshme, me banjë dhe ngrohje, dhe do të rregullohen ashtu siç dëshirojnë ata,” tha Mitroviç.

Ai u kërkoi prindërve që të mos vijnë në karantinë, duke potencuar se ushtria nuk do të lejojë kontakt me ta.

“As fëmijët dhe as prindërit nuk kanë pse të shqetësohen. Në karantinë do ti kenë gjithçka që u nevojitet.

Për hapat e mëtutjeshëm do të vendosin inspektorët sanitar dhe autoritetet kompetente, të cilët do të informohen në kohën e duhur” tha Mitroviç./presheva.com/