SHPËRNDAJE

Spitali special Banja e Buajnocit ka dalë nga sistemi kovid, ka bërë të ditur epidemiologu Branisllav Tiodoroviç.
Ai një gjë të tillë e ka deklaruar në Vranjë, ku ka thënë se këtë do t’ia propozojë Shtabit republikan të krizave anëtarë i së cilit është edhe vetë.
“Ata janë të përgatitur mirë, atyre u mungojnë disa pajisje dhe mjete mjekësore, gjë që nuk është problem për tu siguruar, por ne mendojmë se është më mirë që ata të bëjnë punën e tyre.
Banja e Bujanocit brenda 48 orëve mund të kthehet në në sistemin e kovidit” ka thënë Tiodoroviç. Spitali special Banj e Bujanocit në sistemin kovid ka hyrë më 20 korrik të këtij viti.
Pas daljes nga sitemi kovid të Banjës së Bujanocit pacientët me simptoma të lehta të virusit korona do të dërgohen në spitalin e Vranjës dhe Surdulicës në repartet e virusit korona ndërsa ata me simptoma më të rënda në Qendrën klinike të Nishit./presheva.com/