SHPËRNDAJE

Banja e Siarinës është vendbanim në komunën e Medvegjës, në kryqëzimin e rrugëve Prishtinë– Leskoc pranë shtretërve të lumenjëve të Banjës dhe lumit Jabllanica, rrëzë maleve të Gollakut, 70 km larg Prishtinës.

Banja e Siarinës kufizohet ne veri e lindje me Sijarinen, në jug me Svircën dhe në perëndim me Borocin. Rreth 70 kilometra nga Prishtina e fshehur mes maleve të Gollakut, një banjë shëruese ka bërë që të kthehet vëmendja drejt kësaj qyteze.

E futur thellë në ngushticë, e rrethuar me vegjetacion të bujshëm, me klimë të përshtatshme, Banja e Siarinës ka 18 burime të ujit mineral me përbërje të ndryshme fiziko- kimike dhe temperaturë nga 32-72 gradë celsius, shkruan Meteoballkan.

Atraksion dhe bukuri të rrallë natyrore paraqesin gejzerët me ujë të nxehtë, të veçantë në Evropë, shtylla e ujit të të cilit arrinë lartësinë 8m, pranë të cilit ndodhet kompleksi i ndërtuar i pishinave dhe fontanave.

Shërimi i sëmundjeve bëhet në Entin e specializuar për rehabilitim ”Banja e Siarinës”, pranë hotelit,”Gejzer”. Kjo Banjë është e vetmja që posedon gejzerin natyror pas Zelandës së Re./presheva.com/