SHPËRNDAJE

Banorët e Malësisë së Preshevës për të tretën herë radhazi kanë protestuar para gurëthyesit Saba Bellça në shenjë revolte për dëmet që po u shkaktojnë banorëve të Buhiçit, Ilincës dhe fshatit Maxhere.

Naip Rexhepi banorët i fshatit Buhiç për portalin preshevacom ka deklaruar se pluhuri i gurëthyesit Saba Bellça u ka marrë të drejtën e jetesës. Nuk mund të frymojmë lirisht në ambientin me pluhurin e dendur që krijohet çdo ditë. Edhe kafshët natyrshëm nuk po sillen sepse as barin e mbjellur nuk e kullosin. Pleqt, fëmijët dhe të sëmurët kronik qëndrojnë çdo ditë të mbyllur nëpër shtëpi sepse shëndeti i tyre rrezikohet nga ajri i ndotur që po krijojnë punimet e gurëthyesit në fjalë, ka thënë kështu në rrëfimin e tijë zoti Rexhepi. Zhurma që krijojnë makineritë e gurthyesit janë bërë të pa përballushe për banorët e këtyre vendbanimeve.

Ata kërkojnë që urgjentisht të hiqet makineria e punës e ndërmarrjes Saba Bellça edhe nga hapësirat publike të cilat i ka uzurpuar e që janë pronë e bashkësisë lokale.

Banorët kanë shprehur indinjatën e tyre edhe për dëmet që i ka shkaktuar kjo ndërmarrje private duke u prishur rrugën e asfaltuar me makineri të rëndë që shpie nga fshati Buhiç për në fshatrat Ilinc dhe Maxhere dhe rrugën që e ka shkatrruar komplet rruga malore e cila tani është e pa kalueshme. Naip Rexhepi banorët i fshatit Buhiç përmes deklaratës për media ka kërkuar që të fillojë edhe hetimi se kush i ka dhënë të drejtën kompanisë Saba Bellça të shfrytëzojë këto hapësira pa pëlqimin e banorëve të fshatit.

Në takimin e parë që kanë realizuar banorët e fshatrave Buhic dhe Ilinc u patën dakorduar që kjo kompani të marrë përsipër mirëmbajtjen e rrugëve dhe rregullimin e ujësjellësit.

11 vite funksionimi kompania Saba Bellça nuk ka rrespektuar marrëveshjet thotë kështu për portalin tonë Naip Rexhepi banorët i fshatit Buhiç. Banorët e Malësisë në protestën e sotme kanë paralajmëruar organet përgjegjëse se nëse nuk merren masa për parandalimin e punimeve të kompanisë private ata do të vazhdojnë me masa më radikale karshi gurëthyesit.

Edhe kryetari i bashkësisë lokale, Avdi Xhelili ishte i pranishëm në protestn e sotme i cili ka potencar se banorët në këtë mënyrë po shprehin revoltën që kanë ndaj Gurëthyesit i cili pa pëlqimin e askujt po bën punimet në këto hapësira Drejtorati i gjeodezisë këto ditë me kërkesë të banorëve ka bërë rrethimin me shirita të tri parcelave publike që janë pronë e bashkësisë lokale të cilat po keqpërdoren nga gurëthyesi thotë për portalin preshevacom, kryetari i bashkësisë lokale, Avdi Xhelili.

Xhelili ka konfirmuar se kërkesa e tyre zyrtare është të vijë ministri për mbrojtjen e ambientit, të bëjë vlerësimin e ndotjes së ajrit dhe të merr masat adekuate ndaj kompanisë Saba Bellça.

Kryetari i bashkësisë lokale, Avdi Xhelili ka paralajmëruar se kjo është protesta e fundit paqësore në shenjë sensibilizimi për parandalimin e punimeve të gurëthyesit në fshatin Buhiç./presheva.com/