SHPËRNDAJE

Banorët e Malësisë së Preshevës tani gëzojnë infrastrukturë më të mirë.

Pushteti lokal pati premtuar se banorët e Malësisë do të kenë kushte më të mira jetese. Premtimi u bë realitet thonë kështu për portalin preshevacom drejtuesit e pushtetit lokal.

Sipas tyre revitalizimi i Malësisë së Preshevës është premtuar në tre dekadat e fundit.

Tani janë realizuar hapat e parë. Sot banorët kanë infrastrukturë më të kompletuar dhe u janë krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, pylltarisë po ashtu edhe turizmit.

Ta gëzojnë banorët e kësaj ane që janë anashkaluar historikisht.

Ta gëzojnë të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës thuhet kështu në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të komunë së Preshevës./presheva.com/

Revitalizimi i Malësisë së Preshevës

Revitalizimi i Malësisë së Preshevës është premtuar në tre dekadat e fundit. Tani janë realizuar hapat e parë. Sot banorët kanë infrastrukturë më të kompletuar dhe u janë krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, pylltarisë po ashtu edhe turizmit.Ta gëzojnë banorët e kësaj ane që janë anashkaluar historikisht! Ta gëzojnë të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës!

Gepostet von Komuna e Preshevës am Donnerstag, 27. Juni 2019