SHPËRNDAJE

Barcelona dhe Atletico Madrid do të përballen sonte, në Camp Nou, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Copa del Rey
E përditshmja sportive katallane, Sport, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Në këtë takim Barcelona do të jetë pa Neymarin, i cili do të mungoj shkaku i suspendimit për kartonët e verdhë.

Kurse, Diego Simeone te Atletico nga minuta e parë do ta inkuadroj sulmuesin veteran, Fernando Torres.

Barcelona është afër kualifikimit në finale pasi në ndeshjen e parë ka fituar me rezultat 1:2.