SHPËRNDAJE

Barcelona ka bërë ofertë në vlerë 85 milionë funte (100 milionë euro)  për yllin e Evertonit, Richarlison.

Sipas Sky Sports News, kjo ofertë është paraqitur nga klubi katalunas, por nuk ka gjetur përgjigje pozitive.

Klubi i Evertonit nuk dëshiron të heq dorë nga lojtari kyç, sidomos në këtë pjesë të sezonit.

Ai ka treguar formë të mirë, duke shënuar 8 gola në 22 ndeshje.

Barca është vënë në kërkim të një sulmues për ta zëvendësuar Luis Suarezin.

Ditë më parë katalunasit u refuzuan edhe nga Valenica për sulmuesin Rodrigo Moreno.