SHPËRNDAJE

Gaspar

Barcelona ka identifikuar pasardhësin e Dani Alvesit. Gjiganti katalan kërkon mbrojtësin e Villarrealit, Mario Gaspar.
E ardhmja e Dani Alvesit në Barcelona vazhdon të jetë në dyshim, e sidomos pas njoftimeve se ai tashmë ka arritur marrëveshje për transferim në Paris Saint-Germain.
Kurse, gjiganti katalan ka reaguar duke identifikuar pasardhësin e tij.
Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, emri më i ri në listën e trajnerit Luis Enrique është Mario Gaspar, mbrojtësi 24-vjeç i Villarrealit, i cili ka kontratë me klubin deri më 2019.